Nga Genc Përmeti
Një miku im regjisor dikur më ka thënë se kur shohim një film të gjithë e identifikojmë atë magji me protagonistin duke thënë se është filmi i këtij apo atij aktori.
Ndaj dhe projektorët e almanakëve ditorë dhe të mediave fokusohen drejt aktorëve të cilët falë talentit vishen me mantelin e lavdisë së karaktereve që përfaqsojnë. Shumë evente i dedikohen, institucionet e kulturës angazhohen maksimalisht, përfaqsuesit e politikës vrapojnë për një foto, si dhe përjetësohen në emra ndërtesash kulturore.
Ndërkohë jo shumë janë të ndërgjejshëm se kinemaja është një formë arti kolektive e cila ndërtohet nga truri i saj që është regjisori. Për më tepër pikërisht atyre që i dedikuan krijimtarinë e tyre ndaj filmit dokumentar të cilët cilësohen si kineastët autentikë të artit të shtatë.
Ndaj sot më 31 Mars që është përvjetori i 100 i një prej themeluesve të Kinostudios Endri Keko që nuk besoj të jetë nën tymin dhe flakën e këtyre projektorëve, mendoj ja vlen të përmendim cfarë përfaqson.
Për Endri Kekon nuk do e teproja te thoja që është historia e kinemase shqiptare. Pergjatë 30 viteve të aktivitetit të tij si regjisor ai ka krijuar memorjen vizuale historike të vendit tonë.
Si të gjithë regjisorët që i dedikuan jetën filmit dokumentar, Endri Keko pranoi ti dedikohet këtij zhanri si një formë që ai e hulumtoi dhe ju dedikua me besnikëri duke na lënë një trashegimi artistike autentike e cila na pasqyron zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të kësaj periudhe.
Duke filluar me kinozhurnalet e para dhe ndjekur nga dokumentari i tij i parë “Shqipëria”, “Dritë mbi Shqipëri”, “Pranvera e nëntë”, “Në shtigjet malore”, “Letër nga fshati”, “Ringjallje”, “Vallzim i shqipeve”, “Në flakë të revolucionit”, “Rruga jote, shok”, “Tregim në sytë e nënës”, janë vetëm disa nga titujt e realizimeve që mbajnë firmën e regjisorit që lëvroi me sukses të gjitha zhanret e saj, që nga filmi kronikal, kinoreportazhi e kinopoema deri tek filmi dokumentar e ai artistik.
Bashkepunimi i Endri Kekos me regjisorin e njohur rus Ilia Kopalin është bashkë punumi i parë i një regjisori shqiptar me një artist të nivelit të lartë me filmin e tyre “Rruga e Lavdishme”, dokumentar i cili arriti të fitojë cmimin e nderit në festivalin e Karlovi Varit në vitin 1952.
Dihet që regjisorët e filmave dokumentarë janë kineastët më vetsakrifikues për vetë vështirësitë që imponon ky zhanër dhe Endri Keko pavarsisht se ishte tejet koshient se mund të orientohej ndaj filmit artistik sic qe në rastin e “Krevatit te Perandorit” ku me mjeshteri arriti që me një aktor të krijojë një fabul e cila i ka rezistuar kohs, prapë ai vazhdoi ti qëndrojë besnik shtratit të mundimshëm të dokumentarit.
Pavarsisht se Endri Keko ka 35 vite që është ndarë nga jeta, edhe sot vazhdon të jetë i pranishëm më shumë se cdo kush në ekranet tona përmes copëzave të vogla nga krijimtaria e tij të cilat sillen në ekranet tona si ilustrime të gjalla të një periudhe të rëndësishme të historisë tonë. Ajo që është më e trishtë në këtë 100 vjetor nuk është copëzimi i krijimtarisë së tij në qidra sekuenca të shpërndara kuturu jashtë kontekstvete për të cilat ato shfrytëzohen, por mungesa e etikës së atyre që i shfrytezojnë duke mos i shoqëruar ato imazhe me emrin e veprës nga e cila padrejtësisht i kanë huazuar dhe të autorit që mes sakrificave në kushte jo humane ka arritur ti perjetësojë.
Ndërkohë në këtë 100 vjetor të Endri Kekos inkoshencialisht më krijohet iluzioni i egzistencës së një muzeu të Moving Images diku në Tiranë ku të gjithë të interesuarit ndaj artit të shtatë dhe jo vetëm të njihen me ata që i kanë krijuar dhe jo ta identifikojnë veprën filmike me aktorin.