Von der Leyen merr mbështetjen e konservatorëve, teksa kandidon për një mandat të 2 në krye të KE-së. Grupi politik kryesor i Bashkimit Evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë votoi të enjten për të mbështetur Von der Leyen si kandidatin e tyre për të drejtuar ekzekutivin e fuqishëm të bllokut.

Delegatët e PPE votuan 400 pro dhe 89 kundër në vendosjen e Von der Leyen si kandidate të tyre për pesë vjet të tjera në një nga postet kryesore të BE-së, që do të vendoset pas zgjedhjeve parlamentare në mbarë bllokun në qershor.