Presidenti rus Vladimir Putin ka zbuluar sekretet e shëndetit të mirë dhe fitnesit.
Sipas kreut të shtetit rus, për një formë dhe shëndet të mirë e ndihmon sporti, shmangia e sasive të mëdha të alkoolit dhe forcimi i imunitetit, siç tha ai në një takim me pilotet femra.

Vladimir Putin ishte në një vizitë pune në Krasnodar. Në kuadër të udhëtimit, ai vizitoi Shkollën e Lartë të Aviacionit Ushtarak. Gjithashtu, duke folur me studentet, ai përmendi ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2023.
Gjatë vizitës së tij në institucionin arsimor, presidenti rus u njoh me parimet e funksionimit të teknologjisë.