Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka emëruar një prokuror të ri të SPAK-ut. Sipas KLP-së, është emëruar si prokuror i Prokurorisë së Posaçme, Ols Dado.

“Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm”, thuhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI

1-Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroj në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK.

2-Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.