Konfirmohet më e keqja për lojtarin e Sassuolos, Domenico Berardi. Sulmuesi italian u dëmtua në ndeshjen ndaj Hellas Verona dhe në analizat e kryera këtë të hënë, klubi italian konfirmoi dëmtimin e rëndë të 29-vjeçarit.
Berardi vuan një dëmtim në tendinën e Akilit në këmbën e djathtë dhe të martën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
E sigurt është se ky sezon konsiderohet i përfunduar për Berardin që duhet të harrojë edhe pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë aty ku Italia e tij do të përballet me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Rikthimi në fushë parashikohet vetëm në vitin 2025.