Ish-konkurrenti i BBV2 ka postuar në Instastory dy femrat më të rëndësishme të jetës së tij. Përveç nënës së tij, personi i dytë i preferuar Krist Dragotit është e dashura e tij.

Këtë 8 mars si rrallë herë ai ka zgjedhur të publikojë një foto me të dashurën e tij duke u puthur.

Kristi më herët kur ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik 2023.

Lidhja e tyre ishte në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër. Por duket se çifti tashmë janë me njëri-tjetrin më të lumtur se kurrë.