Tiranë, 7 Mars – Kryeministri, Edi Rama,
dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, urojnë mësuesit në Ditën e Mësuesit, me një video – dedikim për ta, me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe Kori i Liceut Artistik.

“Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë”, shkruajnë në urimin e tyre Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu.

Ky urim i veçantë dhe performanca e “Himnit të Mësuesit” është dhe një shprehje falënderimi për mësuesit, por edhe si një kujtesë për vlerën që arsimi dhe mësuesit kanë në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.