Në librin e tij “Nga Stalini te Mao. Shqipëria dhe bota socialiste”, studiuesi Elidor Mëhilli, i cili jeton e ligjëron në SHBA, thekson se komunistët shqiptarë që morën pushtetin në fund të Luftës së Dytë Botërore, u gjendën para një sfide të madhe: si të konsolidonin një parti komuniste në një vend si Shqipëria, e cila nuk kishte as klasë punëtore (shumica e njerëzve ishin analfabetë), as traditë komuniste mes dy luftërave botërore?

Sigurisht, kishte ndonjë simpatizant të komunizmit, por jo lëvizje të organizuar.

Pas vitit 1945 si shembull i vëllazërisë shqiptaro-sovjetike përmendej fakti se më 4 shkurt 1924 Avni Rrustemi, asokohe deputet në Parlamentin e Shqipërisë, kërkoi një minutë heshtje per nder të Leninit.

Lideri sovjertik kishte vdekur më 21 janar 1924.