Në njoftimin e policisë, thuhet se një nga tifozët e Elbasanit, ka goditur një nga punonjësit e policisë dhe më pas e ka ofenduar. Pas kësaj, tifozi me inicialet A. B. U shoqërua në komisariat, pavarësisht tentativës së tifozëve të tjerë për ta ndaluar.

Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.