Ambasada shqiptare në Greqi ka sqaruar të gjithë shqiptarët që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë.

Me anë të një njoftimi, ambasada jonë jep informacion mbi vendimmarrjen greke si më poshtë:

 

— 𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 —
✅ Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:

📄 Me Vendimin Nr. 𝟰𝟬𝟬𝟬/𝟯/𝟵𝟴-𝗶𝗯’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 𝟭𝟵 𝗺𝗮𝗿𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për paisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:

📌 Gjatë periudhës 𝟯𝟭-𝟬𝟯-𝟮𝟬𝟮𝟰 deri më 𝟯𝟭-𝟭𝟮-𝟮𝟬𝟮𝟰, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:

👉🏻 Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajsije për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose

👉🏻 Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

✔️ Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.
ℹ️ Për më tepër informacion, lutemi, referojuni lidhjes👇:

🔗 https://www.et.gr/api/Download_Small/?fek_pdf=20240201761
📞 Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, lutemi kontaktoni Ambasadën në nr. 𝟮𝟭𝟬-𝟲𝟴𝟳𝟲𝟮𝟬𝟴 dhe nëpërmjet e-mail-it 𝗲𝗺𝗯𝗮𝘀𝘀𝘆.𝗮𝘁𝗵𝗲𝗻𝘀@𝗺𝗳𝗮.𝗴𝗼𝘃.𝗮𝗹.