Greqia është tronditur nga një tjetër tërmet këtë të hënë.
Tërmeti me magnitudë 3.5 ballë ka ndodhur pranë Kastellorizos, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Epiqendra e tërmetit të ndodhur në orën 13:14 të ditës së sotme të së hënës ndodhet 41 kilometra në juglindje të Megistit. Thellësia fokale e lëkundjes vlerësohet në 10 kilometra.