Mauricio Sarri i ka dhënë lamtumirën Lacios pasi rezultatet e fundit të klubit italian nuk ishin nga ato që priteshin. Klubi zyrtarizoi sot largimin e tij dhe i besoi skuadrën ndihmësit Martushelo. Ashtu siç pritej, menjëherë pas zyrtarizimit të lajmit, erdhën mesazhet e futbollistëve të klubit, të cilët falënderojnë trajnerin për vitet që kishin kaluan nën drejtimin e tij. Sigurisht, mes tyre nuk mund të mungonte as ai i Elseid Hysajt.
Futbollisti shqiptar është më i aktivizuari në karrierë nga trajneri italian, i cili e ka drejtuar në tre klube të ndryshme Hysajn. Ai ishte i pari që i besoi te Empoli e më pas e mori me vete te Napoli e në fund edhe te Lacio.
“Faleminderit për gjithçka komandant”, shkruante Hysaj në rrjetet sociale në mesazhin që i drejtohej trajnerit italian.