“Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë. A e di sa zemrën ma ke vrarë. Këto janë disa nga vargjet e këngës më të re të Xhensila Myrtezaj e cila e ka publikuar të shtunën.
Por a është ky një konfirmim i ndarjes me aktorin Besart Kallaku?
Edhe pse çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, prej kohësh në media po qarkullon lajmi se janë në proces divorci.
Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Madje dyshja kanë fshirë dhe fotot më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.