Luca Toni, ish-sulmues ndërkombëtar italian, mori pjesë në EA7 World Legends Padel Tour, në Barcelonë, por nuk iu shmang pyetjeve rreth futbollit.
Kampioni i botës në vitin 2006, Toni bëri një parashikim se çfarë mund të bëjë Italia në ‘Euro 2024’ dhe gjithashtu se cili mund të jetë rezultati i Champions League të këtij sezoni.
“Italia duhet të jetë një surprizë. Ne jemi kampionë. Ka skuadra më të mira, por kështu ishte edhe herën e fundit dhe ne ngritëm kupën”, vuri në dukje ai.
Për Champions League, një buzëqeshje e gjerë dhe një provokim për mikun e tij Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit: “Manchester City ka një mentalitet që i bën ata të luajnë gjithmonë mirë.
Dhe përveç Pep Guardiolës, ata janë gjithashtu me fat që kanë disa kampionë në skuadrën e tyre. Më pëlqen shumë PSG me Luis Enrique dhe e dua Ancelottin me Real Madridin. Ai luan keq, por zgjohet gjithmonë në prill. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm me skuadrat e Carlettos.”