Luis Enrique befasoi këtë të shtunë, kur pranoi se ende beson në vazhdimësinë e Kylian Mbappe te PSG sezonin e ardhshëm, pavarësisht lajmeve se sulmuesi francez ka një shans të madh për t’u transferuar te Real Madrid.

“Unë vazhdoj të shpresoj që Kylian të ndryshojë mendje. Nuk kam thënë ende asgjë. Imagjinoni që ne i fitojmë të katër titujt këtë sezon dhe befas Kylian vendos të ndryshojë në momentin e fundit.

Ai i përket Parisit. Pse jo? Do të shohim”,- tha ai, në një intervistë për Amazon Prime, i pyetur nëse takimi i së dielës do të jetë i fundit i Mbappe kundër Marsejës (20:45).

Trajneri parizien iu drejtua edhe fishkëllimave për Mbappen në ‘Vélodrome’ teksa luante për skuadrën franceze: “Ula volumin dhe nuk dëgjova asnjë fishkëllimë… Mendova se e duartrokitën” (qesh)…