Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili në një takim në Lezhë është zotuar se kur të zgjidhet kryeministër do i japë fund pandëshkueshmërisë.

Përmes një statusi në llogarinë e saj të Facebook, ministrja Spiropali i bën thirrje kreut të PD që të votojë amnistinë fiskale.

Statusi i plotë:

Lulëzim Basha vazhdon i bie fyellit përgjumësh, fiks aty ku i binte kur ata që e dinin zgjuar i shkonin pas nga humbja në humbje dhe bërtisnin fitore! Lulëzim, hajde voto amnistinë të nxjerrësh nga burgu ata që i fute vetë duke i nxitur të bllokojnë rrugët se do rrëzohej Rama, se SPAK-u s’ka nevojë ta mbrojë kush as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste, pa të cilët SPAK-u as do kishte lindur! Sa të jetë Edi Rama dhe PS në qeveri, qeveria s’ka asnjë punë me SPAK-un dhe SPAK-u i ka duart e lira të bëjë punën e tij pa pyetur se kush qeveris e kush flet me vete në ballkon apo nëpër gjumë!