Serie A e futbollit në Itali është në javën e 29-të. Kjo e shtunë sportive ka nisur në orën 15:00 me dy duele. Monza mundi 1-0 Cagliarin falë supergolit të Daniele Maldinit, ndërsa Torino siguroi tri pikë në udhëtim kundër Udineses.

Në “Friuli”, vendasit e Udineses nuk mundën të dalin me pikë para tifozëve të tyre. Zapata në pjesën e parë pas asistit të Vojvodës dhe Vlasic në të dytën i dhanë tri pikë Torinos.

Në “Brianteo”, Monza siguroi tri pikë me vlerë pasi mundi 1-0 Cagliarin. Supergoli i Daniele Maldinit i jep tri pikë vendasve, duke i ngjitur në pozitën e nëntë, vetëm pesë pikë më pak se zona evropiane.