Sara Gjordeni është eliminuar prej formatit më të ndjekur në Shqipëri “Big Brother VIP 3” mbrëmjen e së martës. Që prej asaj dite, ish-banorja ka qenë pjesë e shumë intervistave, ku ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, marrëdhënien me banorët etj.

Gjithashtu ajo ka qenë tepër aktive nëpër rrjete sociale, ku fillimisht bëri një sqarim lidhur me situatën e ndodhur mes saj dhe Françeska Muratit.

Mbrëmjen e së premtes, Sara ka postuar në “Instastory”, një mesazh që mami i Hedi Bacit kishte shkruajtur për ish-banoren, me fjalë nga më të bukurat dhe duke i thënë se i ka ardhur shumë keq për eliminimin e Sarës.