Rey Manaj shënoi golin e 19-të sezonal dhe të 15-in në Superligën turke të futbollit.
Paçka se ekipi i tij Sivasspor humbi 1-2 kundër Alanyaspor, sulmuesi i Kombëtares ia doli të barazonte Mauro Icardin në listën e golashënuesve.
Sipas medieve turke “predha” e lushnjarit kapi shpejtësinë e 135 kilometrave në orë. Mirë që Manaj nuk ndërron sport pasi me këtë shpejtësi mund t’i “hiqej patenta”.