Deco, drejtori sportiv i Barçës, u takua me përfaqësuesit e Manchester United javën e kaluar. Drejtuesi i Barçës ka drekuar me drejtorin sportiv anglez, John Murtaugh dhe drejtorin e negociatave, Matt Hargreaves. Një nga temat që ata diskutuan ishte interesimi i Barçës për Mason Greenwood (22 vjeç). Të nesërmen ata shkuan për të parë Getafen, ku ai luan si huazim nga klubi anglez.

Anësori nuk është i pari në listë te klubi i Barçës. Megjithatë, e ardhmja e tij duket të jetë larg nga skuadra e Manchester United. Nuk jep as ndjesinë se do të vazhdojë te blutë. Drejtuesit anglezë e pyetën klubin se deri ku ishte interesimi i tyre dhe i njoftuan për çmimin, i cili mund të jetë midis 40 dhe 60 milionë euro. Barça nuk do të hyjë në oferta dhe shuma është jashtë buxhetit të tyre.

Mason Greenwood ka luajtur 26 ndeshje deri më tani këtë sezon me Getafen, ku ai veçohet me tetë gola dhe pesë asistime. Ai është një nga zbulimet e sezonit në ligën spanjolle dhe paraqitjet e tij të mira po shtojnë interesimin për të nga disa prej të mëdhenjve, jo vetëm nga Spanja, por edhe nga Premierlia dhe Seria A.