Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se, “ndërtimi i një sistemi drejtësie modern në Shqipëri po bën hapa të rëndësishëm përpara”.

Në aktivitetin “Justal”, u bënë bashkë sot Ministria e Drejtësisë, drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, diplomatë të vendeve të BE-së, zyra e Delegacionit të BE-së, përfaqësues nga ambasada amerikane, britanike, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që mbështesin prej vitesh Reformën në Drejtësi.

Në këtë takim u diskutua për të koordinuar mbështetjen e projekteve për modernizimin, aksesin dhe transparencën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.