Ministri i Drejtësisë Ulsi Manaj ka pritur të martën në Tiranë, drejtorin e OSBE/ODIHR, Matteo Mecacci.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministri Manja bën të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, teksa drejtuesi i OSBE ka vlerësuar progresin pozitiv të reformës në drejtësi, si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Takim pune me z. Matteo Mecacci, Drejtorin e OSBE/ODIHR. Diskutuam për mbështetjen e OSBE/ODIHR për ecurinë e reformës zgjedhore dhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë si institucion lider në hartimin e udhërrëfyesit për “Funksionimin e Institucioneve Demokratike”, dokument kyç për integrimin në BE. Z. Mecacci vlerësoi progresin pozitiv të reformës në drejtësi, si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme!”, shkruan Manja.