Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Klevis Qose.
Manja e prezantoi Qosen gjatë një takimi me drejtuesit e IEVP-ve, ku edhe zhvilluan një analizë të problematikave që ka në sistemin e burgjeve, për t’u dhënë zgjidhjet e duhura.
“Siguria dhe standardet e trajtimit të të dënuarve dhe paraburgosurve janë kryefjala e punës në çdo IEVP”, tha Manja.
Klevis Qose u emërua 5 ditë më parë si drejtori i ri i Burgjeve me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Prej 6 dhjetorit të vitit 2023 Qose mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.