“Së bashku me stadiumin t’i thërrasim jo racizmit, #notoracizmit”! Napoli nuk ndalet dhe me rastin e ndeshjes në shtëpi ndaj Atalantës, vazhdon betejën dhe ndërgjegjësimin kundër diskriminimit racor, pas rastit me mbrojtësin e saj Juan Jesus.

Dhe braziliani është pikërisht manifesti i kësaj lufte kundër racizmit, zëri i parë në thirrjen që të gjithë duhet të dëgjojnë. E gjithë ‘Maradona’ është me Juan Jesus. I gjithë Napoli me mbrojtësin e tyre: në gjunjë gjatë himnit të Serisë A.

Napoli i gjunjëzuar gjatë himnit të Serie A
Para fillimit të ndeshjes kundër Atalantës, lojtarët e Napolit u gjunjëzuan në fushën e ‘Maradonës’, duke adoptuar “Taking the Knee”, me origjinë amerikane, për të protestuar kundër racizmit. Në fushë nuk ishin vetëm 11 titullarët, por edhe e gjithë pankina e Napolit. Kjo lloj proteste ka lindur në vitin 2016 para një ndeshjeje të futbollit në SHBA, në të cilën lojtarët u gjunjëzuan gjatë himnit të SHBA-së për të tërhequr vëmendjen e publikut për problemet e racizmit.

Aktori Marco D’Amore lexon një mesazh, ‘Maradona’ bërtet: “jo racizmit”!
“Këto janë fjalë që vijnë nga larg dhe lexohen kështu. Sytë tanë kanë parë shumë, veshët tanë kanë dëgjuar shumë, mendja na ka mbetur e heshtur për shumë lotët tanë. Por nuk është koha për indiferencë, për shkujdesje. Napoli, bëje zërin të dëgjohet, pa turp dhe pa frikë. Le t’i themi së bashku ‘Jo racizmit'”.

Ky është mesazhi i lexuar para garës nga aktori Marco D’Amore. Më pas folësi Daniele ‘Decibel’ Bellini i kërkoi turmës së ‘Maradonës’ të thërriste ‘Jo racizmit’. Pranë D’Amore ishte Mohamed Seick Mane, një nga lojtarët e rinj të Napolit.