Luis Enrique fokusohet te individët dhe bën një vlerësim të situatës. Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes për Kupën e Francës kundër Nice, trajneri i Paris Saint-Germain foli për dy lojtarë shumë të rëndësishëm për sulmin dhe mbrojtjen.

I pari është mbrojtësi brazilian Marquinhos, për të cilin donte të qetësonte tifozët: “Nuk ka asgjë veçanërisht shqetësuese apo serioze. Ai mund të kishte luajtur edhe kundër Real Sociedad. Por unë preferova të mos e lija të luante, sepse nuk ishte në 100%”.

Trajneri spanjol u fokusua më pas tek ish-sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembélé dhe donte të sqaronte situatën e tij: “Nuk e di, vërtet, – komentoi ish-trajneri i Spanjës. – Ne studiojmë çdo detaj të vogël për të gjithë lojtarët individualisht. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Ndeshjet si ajo e sotmja, apo Champions League, janë të një niveli të lartë, gjë që na kërkon të prezantojmë fytyrën tonë më të mirë.

Ousmane nuk ka probleme, ai ishte në dispozicion. Ne mendojmë se gjëja më e mirë është konkurrenca, por ne duhet të kontrollojmë kohën e lojës, veçanërisht për lojtarët shpërthyes si Dembélé dhe Mbappé. Ne mendojmë atë që është më e mira për ekipin dhe kjo do të thotë të luajmë më shumë ose më pak minuta në varësi të rrethanave”.