Ambasada gjermane përshëndeti sot marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit. Në një reagim të saj, Ambasada gjermane në Tiranë shprehet se e mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara.

Sipas saj, kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët/et me të drejtë presin që parlamenti i tyre të bëjë të mundur, që shkëmbimi dhe gara e ideve të ndryshme të zhvillohen paqësisht dhe në përputhje me rregullat.

“Vetëm në këtë mënyrë Parlamenti mund të përmbushë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në interes të qytetarëve të përfaqësuar nga deputetët”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane në Tiranë.