Është shtyrë seanca  për Laert Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës, ngjarjë e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Vizion Plus mëson se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurores së Posaçme, Doloreza Musabelli.  Seanca e radhës do të mbahet më 29 mars, ora 15:00.

Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.