Ka përfunduar procesi i votimit në Turqi, ndërsa pritet që të nisë procesi i numërimit në 81 provincat e vendit. Sipas mediave vendase, votimi në 32 provincat lindore filloi në orën 7 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 16. Votimet në provincat e mbetura u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 17:00.
Mes 61.44 milionë votuesve me të drejtë vote, 1.03 milionë të rinj hodhën votën e tyre të parë. Gjithsej 206,000 kuti votimi u shpërndanë në të gjithë vendin, duke i hapur rrugë kandidatëve nga 34 parti politike. Në këto votime do të zgjidhën kryetarët e bashkive për 81 provinca, 973 rrethe dhe 390 qytete, si dhe mbi 50,000 udhëheqës lokalë. Përveç kësaj, votuesit do të mund të zgjedhin anëtarët e këshillave krahinore dhe bashkiake.