Edevaldo Haxhiu është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. 39-vjeçari banues në Tiranë u arrestua në rrugën ‘Frnag Bardhi’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine.

Edevaldo Haxhiu, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.

Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në gusht të 2022.

28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.