Përgjegjësi i punimeve të një firme që kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve është proceduar penalisht, ndërsa u sekuestruan 2 mjete (skrep dhe kamion) të kësaj firme.

Policia ka proceduar 52-vjeçarin dhe po zhvillon hetimet e mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i punimeve të një firme, sepse në vendin e quajtur “Ura e Poçemit”, Rexhepaj, Selenicë, janë konstatuar një skrep i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve, informoi sot policia e Vlorës.