Dasma e Heidit dhe Romeos ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Pas shumë debateve mes çiftit, dy banorët i thanë ‘po’ njëri-tjetrit. Gjatë ‘prime’ të sotëm, ata panë klipin e dasmës së tyre dhe të gjitha çastet romantike gjatë festës, teksa gjithashtu dëgjuan edhe opinionet e banorëve të tjerë lidhur me dasmën. Ndërkohë, ja se si i përshkruan ata emocionet dhe përshtypjet e tyre lidhur me dasmën.

Heidi: Nuk e kisha menduar ndonjëherë dasmën, por jam shumë e lumtur. I shoh gjërat spontane, nuk i bëj shumë llogaritë. Por nuk e mendoj këtu, kështu dhe me traditat shqiptare.

Romeo: Këtu nuk e kisha menduar. Unë mendova hyj vetëm dhe dal vetëm. U emocionova shumë, një nga kujtimet më të bukura që kam në jetë.

Por cili ka qenë çasti kur u pajtuan ata pas debateve që kanë patur gjatë këtyre javëve?

Romeo: Erdhi zarfi, na thanë, ne u martuam kjo ishte historia.

Françeska: Nuk ka sens.

Romeo: Nuk e kuptoj e thënë nga ty, nga një vajzë që i lutej të ishte shoqëruesja e nuses.

Françeska: Ti para dy ditësh i thojë gjëra të tjera…