Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të mërkurë seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” përpara dy ndeshjeve miqësore të muajit mars, ndaj Kilit që luhet më datë 22 në Parma të Italisë dhe ndaj Suedisë më datën 25 në Stokholm.

Kjo është seanca e dytë stërvitore për këtë të mërkurë, pasi paraditen e sotme skuadra ka zhvilluar një tjetër seancë, por ajo ka qenë me dyer të mbyllura.
Me përjashtim të sulmuesin Myrto Uzuni, që nuk ia doli dhe që do largohet në orët në vijim nga grumbullimi dhe të portierit Etrit Berisha që është stërvitur i diferencuar, trajneri Sylvinho punoi me pjesën tjetër të grupit në këtë seancë stërvitore.

Sylvinho pati mundësinë të ndjekë nga afër të gjithë futbollistët e grumbulluar, për të krijuar një ide më të plotë për formën e tyre para dy miqësoreve.

Të enjten paradite “kuqezinjtë” do të fluturojnë drejt Italisë, ku do të qëndrojnë deri pas ndeshjes me Kilin, e cila do të startojë në orën 20:45 të së premtes në stadiumin “Ennio Tardini”