Ledjona nisi një rreng sot në Big Brother, duke pretenduar se do linte shtëpinë.
Ajo pretendoi se është prekur nga loja e banorëve të tjerë dhe do bënte gati valixhet, mirëpo Egla i tregoi për herë të parë që do donte që ajo të mos e ndërpriste garën në mes.
Të njëjtën gjë bëri edhe Meritoni, duke mos e kuptuar rrengun e Ledjonës.
Egla: Nuk duhet të dalësh, nuk dua të dalësh.
Ledjona: E vlerësoj shumë
Egla: Nuk do të dilja kurrë në këto kushte. Ti nuk je një vajzë që e le betejën përgjysmë mesa më ke treguar jashtë
Ledjona: Jashtë ndryshe
Egla: Këtu nuk më ke pëlqyer. Kur të pashe që fillove të bësh nepërkën…
Ledjona: Dhe unë t’i kam pranuar personalitetet dhe jam përballur
Egla: Nuk duhet të bësh nepërkën. Njeriu zgjedh armët e vete
Ledjona: Ndihem më mirë me Meritonin… ti më përmend lojën
Egla: Rëndësi ka të rrish
Meriton: Mos dil për diçka të caktuar. Në momentin që un me ty jena në lojë, nuk do me thënë ti me u ndje keq dhe me dal. Nuk do e doja, dua me të nxjerr jashtë por në mënyrën e lojës. Kështu që ndalu, qetësohu, se kena luajtur bukur.