Dyert e Muzeut Historik Kombëtar do të qëndrojnë të mbyllura për katër vite.
Ky institucion njofton se do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028, në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”.
Rikonstruksioni do të fillojë në 16 mars dhe vizitorët vendas dhe të huaj nuk do të kenë mundësi ta vizitojnë deri në 2028.