Një shkollë e re është ndërtuar në Kamëz!
Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Mirëmëngjesi dhe nga Valiasi në Kamëz, ku është ngritur nga themelet shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, ju uroj një ditë të mbarë.
Qeveria po punon me një intensitet të madh, për ndërtimin e 100 shkollave në vend. Janë ndërtua shumë gjimnaze dhe shkolla 9-vjeçare si në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera, ku brenda vitit pritet që të ndërtohen të 100 shkollat e premtuara nga qeveria.