Një email i dërguar nga nëna e Jerome Boateng për një avokat nga Berlini përforcon akuzat për dhunë gjinore ndaj ish-lojtarit të Bayernit dhe kombëtares gjermane, sipas revistës ‘Der Spiegel’ këtë të premte.
“Për vite me radhë djali im ka abuzuar me femrat mendërisht dhe fizikisht. Tani Kasia Lenhardt ka kryer vetëvrasje dhe ende nuk dëshiron të pranojë pasojat e sjelljes së tij”,- i shkruante nëna e Boateng avokatit, më 25 mars 2021.
Vetëvrasja e partneres së tij romantike
Kassia Lenhard, e cila kishte qenë partnerja romantike e Boateng, kreu vetëvrasje më 9 shkurt 2021 në Berlin.
Avokati i Boateng tha për “Der Spiegel” se, për shkak të procedurave në vazhdim, lojtari nuk mund të bëjë deklarata publike, por tha se ai pretendon se nuk e ka sulmuar kurrë fizikisht Lenhardt.
“Der Spiegel” ka arritur të rindërtojë një sërë mesazhesh, të dërguara nga Kassia Lenhardt në muajt para vdekjes së saj dhe ka mbledhur informacione të tjera nga rrethi i Boateng dhe ka ekzaminuar dokumente të ndryshme për rastin.
Pak para vdekjes së saj, një avokat i paidentifikuar tha për “Der Spiegel”, Lenhardt donte të paraqiste një ankesë kundër Boateng për dhunë gjinore.
Në disa mesazhe nga celulari i Lenhardt, i rindërtuar me autorizimin e familjes, ajo i referohet sulmeve specifike të kryera nga Boateng. “Fatkeqësisht, për pak sa nuk e kam thyer gishtin e madh të dorës së majtë”,- thotë ajo në një mesazh.
Vitet e tij më të mira në Bayern
Boateng i pati vitet më të mira të karrierës së tij te Bayerni, klub me të cilin fitoi Champions League në 2013 dhe 2020. Përveç kësaj, ai ishte titullar për skuadrën gjermane kampione botërore në vitin 2014. Në kulmin e karrierës së tij, Boateng, babai i të cilit ishte ganez, u bë një ikonë e integrimit.
Pas disa deklaratave të diskutueshme të liderit të atëhershëm të Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alexander Gauland, ai tha se Boateng mund të luante futboll shumë mirë, por askush nuk do ta dëshironte atë si fqinj, pati shumë shfaqje solidariteti dhe lojtari i atëhershëm i Bayernit, madje u prit në kancelari nga Angela Merkel.
Duke filluar nga viti 2021, erdhën akuzat për dhunë gjinore dhe skandali u shtua pas vetëvrasjes së Lenhardt, e cila ndodhi një javë pasi Boateng e akuzoi atë se po përpiqej ta shantazhonte në një intervistë për gazetën e bujshme ‘Bild’.