Nga mëngjesi ditës së nesërme të gjtihë besimtarët muslimanë do të fillojnë agjërimin në shenjë të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Imami i xhamisë së rrugës së Kavajës, “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, na tregon diçka më tepër rreth këtij muaji të madh.

“Është një muaj i begatë, i madh. Jo më kot Zoti e zgjodhi këtë muaj si i Kuranit famë-lartë. Madje në disa fjalë profetike tregohet se librat më të rëndësishëm qiellorë kanë zbritur në Muajin e Ramazanit. Është një muaj i bekuar, pra ka shumë begati në të. Është një muaj që në të mbyllen dyert e ferrit dhe hapen ato të parajsës, prangosen djajt. Në të është edhe Nata e Kadrit, e cila është më e vlerësuar se 100 muaj të ishin marrë bashkë, përafërsisht 80 e sa vite”, u shpreh Ahmed Kalaja.

Një muaj ku e keqja struket për t’i hapur rrugën të mirës dhe mundësisë për të gjithë besimtarët që të përfitojnë nga kjo e mirë. Megjithatë ka një sërë gjërash nga të cilat besimtarët duhet të privohen në respect të traditës dhe këtij muaji të madh.

“Muaji i Ramazanit ka kufizimet e veta, nga agimi, që është syfyri e deri në iftar besimtarit që agjëron i ndalohet ushqimi por edhe marrëdhëniet bashkëshortore ndalohen nga agimi deri në perëndim. Nga perëndimi deri në mëngjes, deri në kohën e syfyrit lejohet çdo gjë”, tha ai. Kështu për 30 ditë të gjtihë besimtarët musliman do të agjërojnë deri në ditën e madhe të festës së Bajramit që do të jetë më 11 prill.