Të rinjtë e grupmoshave 15-24 vjeç nga i gjithë qarku Dibër janë përzgjedhur në këtë workshop 3 ditor që sapo nisi pranë Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda” në Burrel, në qendrën inovative ICTeMat të sapo inauguruar dhe plot gjallëri nga ky aktivitet 3 ditor.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen financiare të Qeverisë Italiane dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Ambasada Italiane dhe ICTSlab.