Marrëdhënia e Roelës dhe Vedatit është krisur, ku të dy kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara.

Vedati doli në një takim me Klaudian, vajzën e re që ka ardhur në Për’puthen, ku i dhuroi dhe vëthët që Roela ia kthehu. Këto vëthë ishin një dhuratë nga nëna e Vedatit dhe kur Roela ia ktheu pas zhgënjimit të madh që përjetoi ndaj tij, Vedati u ndje keq.
Pasi u shfaq takimi i Klaudias dhe Vedatit, ku ky i fundit ia dhuron vëthët e nënës, Roela ndihet keq dhe e akuzon atë se është “një burrë legen” dhe se nuk e vlerëson një femër duke i dhënë dhuratën apo kujtimin e saj.

Roela: Nuk i vë faj Klaudias sepse po i bie pre e budallallëqeve dhe mashtrimeve të Vedatit. Me këtë gjest që ti bërë nuk tregon se je burrë. Ti tregove që je aq djalosh i vogël sa nuk di të marrësh një dhuratë të re, një kujtim të ri për këtë vajzën, por ngelesh tek diçka që mami jot i dha Roelës. Je shumë i ulët si karakter, a e kupton?
Vedati: Po është një dhuratë që ka shumë vlerë. Ti vlerën nuk ia dite. A jam burrë a s’jam burrë kaloje.
Roela: Po nuk je o Vedat. I dhe vajzës së re kujtimin e Roelës. A e shikon sa qesharake është kjo?
Vedati: Ti duhet t’i thuash vetes që nuk jam një femër e denjë për të mbajtur këtë dhuratë. Ajo është dhuratë kujtim, është e shenjtë dhe nuk ditë ta vlerësosh. Kur të bëhesh nënë e kupton.
Roela: Ti shiko si je si baba këtu, mos më fol për prindërimin mua.
Vedati: Ti nuk di të mbash një burrë.
Roela: Unë nuk di të mbaj burra legenë si ty.