TIRANË-Sekretari i Përgjithëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur për çështjen Beleri ditën e sotme. 

Në intervistën e mbrëmjes në Syri Tv Klosi deklaroi se në Himarë PS-ja ka humbur sepse votuesit aty nuk ndikohen nga Edi Rama dhe politikat e tij.

‘PS fitoi në të gjitha bashkitë ku njerëzit ndikohen nga puna që bëjnë përfaqësuesit lokalë, nga politikat e Edi Ramës. Në Himarë ka një situatë specifike sepse aty votojnë njerëz që nuk ndikohen nga këto politika. Në Himarë siç dëshmojnë të gjithë treguesit votojnë rreth 3 mijë njerëz që nuk vijnë nga ky realitet.

Nga 8000 votues që kishte gara e fundit në Himarë, janë njerëz që nuk ndikohen nga këto politika dhe që vijnë nga emigracioni. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Pra po them, nuk janë njerëzit që ndjekin politikat e qeverisjes qendrore apo lokale.

Kandidati i koalicionit opozitar, po të kishte manipuluar dhe të mos kishte ndikim nga forca jashtë realitetit të Himarës, njerëz që erdhën dhe votuan, jo banorë të Himarës’, tha Blendi Klosi