Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të pritet në rezidencën e tij në Mar-a-Lago nga ish-presidenti Donald Trump.
“Kemi nevojë për liderë në botë që respektohen dhe që mund të rikthejnë paqen. Trump është një prej tyre. Ktheu dhe na sill paqen zoti president”, shkroi Orban teksa nisej për udhëtim.
Ndërkohë një kthim përgjigje kortezie pati dhe nga ana e Trump i cili shkoi në Truth se: “Nuk ka një lider me të mirë dhe inteligjent se Viktor Orban, i cili po bën një punë shumë të madhe”.
Orban, një politikan i krahut të djathtë, vazhdimisht konfrontohet me Bashkimin Evropian për shkak të fushatave të tij kundër emigrantëve dhe vendimeve që kanë vendosur gjyqësorin, organizatat joqeveritare dhe mediat nën kontrollin e shtetit.
Kryeministri hungarez ka refuzuar të dërgojë armë në Kiev dhe ka mbajtur raporte të ngushta tregtare me Rusinë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Ai vazhdimisht ka thënë se vetëm me kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund të arrihet paqja në Ukrainë.