Jetmiri: Unë erdha dhe bëra një sondazh. Mu duk sikur të gjithë kishin të njëjtin mendim, që Juli dhe Romeo bashkëpunojnë në lojë. Juli krijon, Romeo rrëzon, e pranoi vetë e tha me gojën e tij. Tani kjo këtu është një provë. Një njeri në moshën e Julit thotë u nxitova, gabova pa dashje kur u cënua buka e gojës.
Nuk është çështja pranimi i gabimit. Doja të kuptoja arsyen që e shtynë Julin drejt këtij veprimi. Nëse Juli na jep një argument të besueshëm pse e ka bërë këtë veprim nuk e besoj dot se logjika e një lojtari të tillë, të zgjedhur lider të bëjë një veprim të tillë. Ose është delirant, ose kokëbosh.
Juli: E para unë nuk jam lider por Jetmiri përdor ca terma që nuk i di. Jetmirit ja kam dhënë arsyen por ai zgjodhi të mos e dëgjonte. Jam shumë i zhgënjyer nga një njeri që e ka fituar këtë lojë që duke bërë një sondazh tregon që nuk e ka kuptuar fare këtë lojë. Ky nuk di ku është futur, se çfarë do këtu.
Ky njeri ose është delirant, ose injorant ose atakues. Dua të të falenderoj që ke ardhur nga jashtë me informacion dhe ke ardhur direkt tek dy më të fortët. Faleminderit!