Janë publikuar pamjet e bazës në Vlorë ku shfaqen kallashnikovë, snajper, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera që besohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.

Në mesin e sendeve të sekuestruara nga baza në Babicë, shfaqen edhe disa çelësa automjetesh, maska, celularë, maska si dhe targa të ndryshme automjetesh.

Mësohet se kjo është  sasia më e madhe e armatimit e kapur kohët e fundit në Vlorë.