Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet sot normalitetit, pas pesë muajsh kaos.

Pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, në rend të ditës sot është përfshirë ngritja e dy komisioneve hetimore, komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi dhe komisioni për sistemin TIMS.
Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.3 .2024.
2. Njoftime.
3. Akt normativ nr.l, datë 21.2.2024, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin
e vitit 2024″”.
4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e
arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”.
5. Projektligj ” Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të
infermiereve, veterinereve, farmacisteve dhe mamive në kontekstin e Marrëveshjes së
Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”.
6. Projektligj “Për sigurinë kibernetike” .
7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 ” Për Gardën e Republikës
se Shqipërisë”.
8. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të
Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.
9. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave
të Sistemit TIMS.
10. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.
II. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.
12. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.
13. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari te Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit
Shqiptar”.
14. Projektvendim ” Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017
“Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës””, i ndryshuar.
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare,
njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe
përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.