Gjatë prezantimit të anëtarëve më të rinj në Njësitë Petrelë, Farkë, Baldushk, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ironizoi kundërshtarët politikë, kur tha se ata vetëm përjashtojnë njerëz nga partia e tyre dhe tani u ka mbetur vetëm Saliu.

Ai tha se PD është bërë si Big Brother.

“Po të shikoni për shembull kush ka themeluar PD-në, nga 300 themeluesit ka mbetur vetëm Saliu, 299 të tjerët kanë ikur nga shtëpia. Është si Big Brotheri, kë do nxjerrim nga shtëpia sot. Ndërsa ne jemi si Big Brother-i por në kuptimin tjetër, kush do hyjë në shtëpi sot, për të mos dalë më kurrë dhe për të qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe tonën.

Ndaj, është shumë e rëndësishme të mikpresim njerëz, por unë besoj se jo vetëm numrat janë të rëndësishëm. Numrat kanë rëndësinë e tyre, kjo është arsyeja përse iu referova fitoreve tona, sidomos kësaj të fundit që ishte spektakolare në një zonë që s’ka qenë tradicionalisht e majtë, por edhe cilësia, edhe bindjet tona janë të rëndësishme”, vijoi ai.