Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dënoi sot sulmin e radhës të Federatës Ruse në Odesa.

Peleshi theksoi se, ngushëllimet dhe solidariteti shkon për njerëzit e pafajshëm që humbën jetën dhe për ato dhjetëra të tjerë të plagosur.

Peleshi nënvizoi se, Shqipëria qëndron deri në fund në krah me Ukrainën heroike.

“Dënojmë me forcë sulmin e radhës të Federatës Ruse në Odesa. Ngushëllimet dhe solidariteti ynë shkon për njerëzit e pafajshëm që humbën jetën dhe për ato dhjetra të tjerë të plagosur. Në këto kohë të vështira, Shqipëria qëndron deri në fund në krah me Ukrainën heroike”, shkroi Peleshi në një reagim në rrjetet sociale.

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas sulmeve me dronë dhe raketa në rajonet ukrainase të Odesës dhe Vinitsjas, thanë zyrtarët lokalë më 15 mars.