Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar vendimet e marra sot.
Ajo bëri me dije se do të ketë një marrëveshje me Gjermaninë për rindërtimin e ndërtesave publike.

“Sot kemi marrë një vendim për spitalet dhe klinikat mjekësore. Është propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo që do të përfitojë është dhe zgjatja e jetëgjatësisë së objekteve. Është miratuar një marrëveshje mes qeverisë dhe GIZ-it për furnizim me ujë, është një marrëveshje që i ofron këtij sektori 1.5 milion euro.

Tjetër marrëveshje ka qenë ajo mes Këshillit të Ministrave dhe fondit shqiptar të Zhvillimit për ndërtesat e vjetra. Është një marrëveshje e rëndësishme pasi do të ndikojë në ndërtimin e shkollave të shkatërruar nga tërmeti i vitit 2019. Do të akordohen 3.5 milionë euro dhe do të ketë shërbime inxhinierie për të gjitha objektet që do të përfshihen në këtë marrëveshje.

Tjetër pikë e rëndësishme është përmirësimi i VKM-së për miratimin rregullave të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni. Kemi vendosur të lehtësojmë këto procese duke dhënë aplikime për të pasur një kohë paraprake për studime.”, tha ajo.