Deputeti i PD-së Flamur Noka në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar Rithemelimit, tha se misioni i kësaj force politike është që të rikthejë demokracinë përmes votës së lirë.

Sipas tij, që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike.

“Shqiptarët prej 10 vitesh nuk votojnë të lirë. Regjimi i Edi Ramës, blen, vjedh dhe shantazhon dhe tjetërson votën. Ky është një mision i yni, që të rikthehet vota e lirë do të duhet një qeveri teknike.

Kjo do të jetë motoja e betejës dhe aksionit tonë. Shqipërisë duhet ti rikthehet vota, demokracia dhe liria”, tha Noka.

Sa i përket votimit, Noka tha se Kryesia votoi në mënyrë unanime dhe se ia çuan Këshillit Kombëtar, i cili sipas tij votoi për bashkimin e demokratëve.