Në një kohë që lufta në Gaza ka hyrë në muajin e gjashtë, kryeministri Benjamin Netanjahu po përballet me protesta të ashpra në vendin e tij.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Tel Avivit ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

Shumë izraelitë akuzojnë Netanjahun për sulmin e Hamasit më 7 tetor si dhe reagimin e pamjaftueshëm për lirimin e pengjeve civile, që janë në duart e militantëve.

Jo vetëm ndërkombëtarët janë kritikë për dhunën pa limit në Rripin e Gazës, por zemërimi I popullit vjen në rritjeKryeministri Netanjahu, ndërkohë është përpjekur të mos dëgjojë kritikat dhe presionin ndërkombëtar dhe të shtrijë ofensivën ushtarake deri në Rafah, aty ku janë grumbulluar dhe pjesa më e madhe e civilëve palestinezë të larguar nga shtëpitë e tyre.