Deputeti i PS, Petro Koçi shpreh bindjen se Partia Socialiste do të vijojë të jetë forcë e parë në Tiranë.
Nga Kombinati, ku u shpërndanë kartat e reja të anëtarësisë, deputeti socialist e cilësoi kyebashkiakun Erion Veliaj si “kampion të fitoreve”.
“Ai është një kampion i fitoreve, po është një kampion i bashkëpunimit me të gjithë ne, me PS-në, dhe me të gjithë kategoritë e qytetarëve që ka kryeqyteti ynë. Ne të duam Lali Eri, të vazhdosh në këtë rrugë, dhe sidomos në sukseset e vazhdueshme në krye të PS të Tiranës. Modeli i Lali Erit është një model për çdo të ri dhe për çdo të re.
Një njeri që e ka çarë rrugën e suksesit të vet, individualisht, me energjinë e mendjes, me intelektualizmin e tij, por sidomos me fuqinë e bashkëpunimit, me aftësinë për të lexuar zemrat dhe mendjet e secilit prej nesh. Sigurisht që, është meritë e të gjithë strukturave tona në Kombinat, që sot ne kemi këta dhjetëra të rinj e të reja në këtë sallë, që nuk na nxë, por të jeni të bindur që të gjithëve ne na ka frymëzuar ky njeri dhe pa Lali Erin, ne nuk mund të fitonim kaq shumë në zgjedhjet e fundit. Dhe jam i bindur që me këtë model ne do të vazhdojmë të fitojmë”, tha Koçi.